“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/ Fifi zbulon detaje të reja nga lidhja me Xhuljon (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/ Fifi zbulon detaje të reja nga lidhja me Xhuljon (FOTO)

“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/ Fifi zbulon detaje të reja nga lidhja me Xhuljon (FOTO)

Fifi ishte këtë pasdite protagonistja në “After Party-in” e Luana Vjollcës. Këngëtarja zbuloi disa detaje të reja nga historia e dashurisë me Xhuljo Tabakun.

E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, ajo tha se marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Më tej, Fifi zbuloi se ajo e do më shumë partnerin, nga sa e do ai atë.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja i hoqi të gjithë miqtë dhe të njohurit nga Instagrami, të gjithë-përpos partnerit. Në këtë mënyrë ajo zyrtarizoi publikisht lidhjen e saj.