Dua Lipa është vajza kosovare që po shënon suksese të njëpasnjëshme në botë.
Projektet e saj muzikore pëlqehen në gjithë botën, e këtë gjë e tregon më së miri pjesëmarrja e madhe e fansave në koncertet e saj, shkruan lajmi.net.
Pas turneut në Australi, Dua është kthyer në shtëpi për pak ditë, por pushimi i zgjati shumë pak.
Këngëtarja mëngjesin e sotëm e nisi tek grimerja, ku po bëhej gati për të realizuar një fotosesion, por që dukej në top-formë.
Kujtojmë që “IDGAF” titullohet projekti i saj i fundit, këngë e cila kryeson në top-listat botërore