PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila Myrtezaj tregon planet për të ardhmen: Kemi sezon… – AlpeGossip
PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila Myrtezaj tregon planet për të ardhmen: Kemi sezon…

PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila Myrtezaj tregon planet për të ardhmen: Kemi sezon…

Bashkëpunimi i parë mes Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit ishte shumë i suksesshëm, pasi “Çika çika” është kthyer në një nga hitet më të preferuara.

Por pasi solli në jetë vogëlushen Ajka, Xhensila do të largohet për pak kohë nga jeta e skenës dhe koncerteve. Ajo publikoi një video nga koncerti ku këndoi Ardian Bujupi, në të cilën shprehet se i mungon skena.

Në komentet e shumta që ka marrë në postimin e saj nuk ka munguar edhe ai i këngëtarit, i cili i shkruan: “Më vjen shumë keq që nuk jemi bashkë nëpër koncerte”.

Ndërsa Xhensila mesa duket i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe ka programuar çdo gjë siç duhet: “Kemi sezone të tjera koncertesh përpara”.