E AKUZUAN ME FAKTE/ Regjisori australian burgoset për spiunazh – AlpeGossip
E AKUZUAN ME FAKTE/ Regjisori australian burgoset për spiunazh

E AKUZUAN ME FAKTE/ Regjisori australian burgoset për spiunazh

Një regjizor australian është dënuar nga një gjykatë kamboxhiane me 6 vite burg, me akuzën për spiunim në një vend që nuk bëhet i ditur.

James Ricketson, 69 vjeç, u arrestua në qershor 2017, ndërsa fluturonte një kamera me dron gjatë një tubimi opozitar.

Ricketson mohon akuzat dhe avokati i tij tha se do të apelojë vendimin.

Ai ka vizituar shpesh Kamboxhian gjatë 20 viteve të fundit dhe ka qenë një kritik i vendosur i kryeministrit Hun Sen.

Ndërsa në Phnom Penh po vendoset një regjim gjithnjë e më shumë autoritar.

Mediat lokale pro-qeveritare e konsideruan regjisorin si një spiun që vepronte për të promovuar revolucionin, por Ricketson shprehu vetëm mosbesim për këtë akuzë.

“Në cilin vend po kryeja spiunazhin?”-tha ai në gjykatë pas shpalljes së vendimit.

“Gjykata Komunale e Phnom Penh ka vendosur të dënojë James Ricketson me 6 vjet burg për spiunazh dhe mbledhjen e informacioneve të dëmshme për kombin midis dhjetorit 2010 dhe qershorit 2017,”-tha gjykatësi Seng Leang.

Gjatë gjykimit, prokuroria argumentoi se puna e Ricketson kishte dëmtuar reputacionin e Kamboxhias në skenën botërore.

Argumenti kryesor i prokurorisë u mbështet në disa e-maile, në të cilat James shprehu simpatinë për grupet e opozitës.

Familja e tij ka shprehur shqetësimin për vendimin duke thënë: “James nuk është spiun, James e do Kamboxhian dhe popullin kamboxhian, ai është regjisor dhe humanitar”.

Avokati i regjisorit tha për mediat se qeveria australiane duhet të ndërmarrë veprim diplomatik.