BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndërron jetë Tania Mallet, ish-aktorja e filmave të James Bondit – AlpeGossip
BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndërron jetë Tania Mallet, ish-aktorja e filmave të James Bondit

BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndërron jetë Tania Mallet, ish-aktorja e filmave të James Bondit

Ka ndërruar jetë ish-aktorja e filmave të James Bondit.

Tania Mallet, e cila luajti Tilly Mastersonin në filmin për James Bondin, “Goldfinger”, vdiq në moshën 77 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar nëpërmjet një postimi të fundit në llogarinë zyrtare të Twitterit të filmit rreth James Bondit.

“Na vjen të keq të themi se ka ndërruar jetë Tania Mallet, e cila veproi si Tilly Masterson në vazhdimin ‘Goldfinger’. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këto momente të vështira”, kanë shkruar ata.