MEVLANI NDRYSHOI TEKSTIN E KËNGËS/ Ledjana nuk e lë pa i thënë “dy fjalë”: Më kujton akoma… – AlpeGossip
MEVLANI NDRYSHOI TEKSTIN E KËNGËS/ Ledjana nuk e lë pa i thënë “dy fjalë”: Më kujton akoma…

MEVLANI NDRYSHOI TEKSTIN E KËNGËS/ Ledjana nuk e lë pa i thënë “dy fjalë”: Më kujton akoma…

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba ishin një ndër “çiftet” më të parapëlqyera të publikut, të cilët kishin dhënë sinjale se mund të dilnin bashkë nga programi i dashurisë. Por raporti mes dyshes nuk shkoi mirë dhe tashmë ata as nuk ndiqen në rrjete sociale e as nuk komunikojnë.

Por fansat e tyre janë ende kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me jetën private të secilit. Së fundmi, Mevlani bëri një ndryshim në tekstin e këngës që tha se ia ka dedikuar Ledjanës gjatë kohës që kanë qenë pjesë e programit të dashurisë.

Ai nuk e përmend më emrin “Ledjana”, sepse e ka zëvendësuar atë me “Bota Ime”. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ledjana reagoi për herë të parë dhe zbuloi se nuk ka qenë në dijeni të këtij ndryshimi.

Ish-konkurrentja tha gjithashtu se e ka mësuar këtë gjë nga ‘tag-et’ që të tjerët i kanë bërë në seksionin e komenteve në “YouTube”.

VIDEO

Do gënjeja po të thoja se nuk e kam dëgjuar, jo se jam futur në YouTube kam kërkuar emrin e tij për të parë këngën e re etj, por edhe pse atë se kam ‘folloë’, kam folloë miq të përbashkët e kanë shpërndarë plus dhe ‘fanpage’ më kanë bërë ‘tag’ pafund dhe fragmentet që më kanë bërë ‘tag’… Kam kuptuar që është i njëjti tekst thjesht ka ndryshuar emrin tim, s’e di, më kujton akoma (qesh)”.

Duke qenë se shumë nga ish-konkurrentët janë rikthyer në programin e dashurisë për të diskutuar rreth temave të ndryshme, apo për të dhënë një opinion për konkurrentët e rinj, edhe Ledjana nuk i shpëtoi pyetjes: “A do të rikthehesh në ‘Për’puthen’?”.

Nuk e di nëse është e mundur më nga ana e produksionit, por gjithsesi qoftë në ‘Prime’, apo në ndonjë emision tjetër, mendoj që ca gjëra duhet t’i sqaroj me këtë personin”,- tha Prenga.