Çfarë po ndodh me emisionin e Alketës që po “SULMOHET” kaq shumë: Në cilin “kurth” po bien fëmijët… (VIDEO) – AlpeGossip
Çfarë po ndodh me emisionin e Alketës që po “SULMOHET” kaq shumë: Në cilin “kurth” po bien fëmijët… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me emisionin e Alketës që po “SULMOHET” kaq shumë: Në cilin “kurth” po bien fëmijët… (VIDEO)

Formatet televizive dedikuar fëmijëve nuk janë të pakta, e duket se rekordin momentalisht e mban Klan. Është ‘E Diela Shqiptare’ programi që i dedikon një rubrikë të veçantrë të vegjëlve, ashtu sikurse prej disa të hënash tashmë kemi parë nisjen e një tjetër spektakli të ri, ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ishin të ftuar Ledina Çelo dhe Dritan Shakohoxha. Përveç disa pyetjeve shumë fëminore, vihet re që në emision luhet një “teatër” me fëmijë dhe të ftuar ku secili ka mësuar pyetjen dhe përgjigjjen që do të japi.

Lidhur me këtë program ka patur reagime nga disa figura të njohura të televizionit dhe jo vetëm. Statuset e tyre në lidhje me këtë program po shkaktojnë dhe debate të forta mes komentuesve.

E para që foli kundër këtij programi ishte Kozeta Kurti.

Ajo ka shënjestruar Ora News dhe Klan për shfrytëzim dhe keqpërodrim të imazhit të fëmijëvë, duke nisur sqarimin lidhur me një program të parë tek Ora, ku vajzat e vogla shiheshin duke bërë ‘twerk’. Më pas, ajo ka kaluar tek rubrika ‘Ka një mesazh për ty’, ku kishte në fokus ‘rrengun’ e një 16-vjeçareje, e cila vuri në lojë nënën e saj duke pretenduar se po i prezanton të dashurin dhe të atin e këtij të fundit. “Ka shaka dhe lojëra më tepër kreative se sa kjo…”, ka thënë ndër të tjera, Kurti. Më pas, Kozeta ka kaluar tek ‘Piter Pan’, duke e cilësuar atmosferën e formatit si: ‘skenografi Shakire’, për të vijuar më tej: ‘… [fëmijë] që pyesin Xhensila Myrtezajn: ‘si ndjehesh kur burri yt flet fjalë të këqija’ dhe këndojnë në kor ‘Çelësin e Zemrës’, sepse kështu i kanë mësuar tetat e programit.

Duke hedhur akuza mbi këto programe shqiptare, Kurti ka kritikuar edhe prindërit, që sipas qendrimit të saj nuk përkujdesen sa duhet për fëmijët e tyre.

 

Më pas, lidhur me ditën e djeshme ku në program u fol rreth seksit dhe se si lind fëmija, në një opinion të tij ka reaguar Andrea Dallgani ku thotë:

Dakord! Seksi shet, madje shet aq shumë sa strategët e bizneseve here pas here heqin ndonjë paralele krah tij për të gjeneruar më tepër të ardhura!

Këtë tashmë e dimë të gjithë dhe tek kjo pikë s’ka nevojë as për shpikje, teori apo filozofi urbane. Tjetër kund rreh nervi. Ajo që të vret sytë dhe të shpon veshët në këtë rast është kur në skenën mediatike vendoset një fëmijë dhe autorët e programeve janë gati që në emër të audiencës t’u thonë vogëlushëve se “Kësulkuqen e përdhunoi gjahtari në mal ose Borëbardha kreu orgji me 7 xhuxhat”.  Oreksi për pultin e televizorit apo zhurmën online, kemi parë se nuk pyet shumë për norma njerëzore.

Pas çdo jave kam qenë i detyruar prej punës që bëj për ta monitoruar si program dhe diskutimet për pjeshkën e Albana Osmanit, për synetllikun e Saimir Kodrës, ngjizjen e djalit të Dritan Shakohoxhës, marrëdhëniet seksuale apo si bëhet bebi, është degradim i qartë mediatiko-kulturor pasi programi komunikon edhe me mijëra fëmijë përtej ekranit. (asgjë me VIP-at) Për çfarë i shërbejnë edukimit të fëmijës historitë intime të përçuara në një formë aspak profesionale? Ata jam i bindur se kanë shumë vlera për të dëshmuar përtej aspektit intim…

(Pjesë nga shkrimi i Andrea Dallganit)

Një pyetje e përsëritur nga ana e fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ndaj të ftuarve e ka nxitur Olti Currin të reagojë, ku sipas tij fëmijët kanë qenë të mësuar.

Bëhet fjalë për rastin e ish- Miss Kosova dhe Albania, Agnesa Vuthaj, e cila u pyet nga fëmijët se ku i gjeti lekët për të hapur biznes.

Një pyetje e kësaj natyre iu drejtua edhe këngëtares Ledina Çelo. Ekzaktësisht iu tha:

“Ku i gjen gjithë ato lekë ti, që bën pushime aq të bukura?”

Nisur nga kjo, Curri ka reaguar përmes një postimi në Facebook:

“Në qoftë pyetje e mësuar fëmijëve nga skenaristët, është turp profesional.
Në qoftë pyetje e mësuar nga vetë prindërit e fëmijëve është turp personal.
Në të dyja rastet është dështim njerëzor i atyre njerëzve që në qofshin më kompleks apo të frustruar personalisht ndaj punës, arritjes, shkëlqimit apo suksesit profesional apo personal të dikujt nuk duhet ta transmetojnë tek fëmijët. Ata (të pranishëm në keto formate) janë në një moshë 4-10 vjeçare, ku paraja duhet të jetë në kufijtë e subjektives, të njihet si mjet por jo si qëllim.
Fëmija nuk ka dhe në një shoqëri civile nuk ka çfarë i duhet burimi i parave, mënyra e fituar kur përballë ka artistë, këngëtarë, prezantues apo çfarëdolloj profesionisti. Fëmijët vetë kanë një perceptim që me pak lekë blihen pak gjëra, me shumë lekë blihen shumë gjëra, kaq.
Sa më shumë i ndyjmë mendjet e femijëve me keto terma, aq më llum do jetë e ardhmja e tyre.
Skenaristë, organizatorë, prindër…duket që pyetja mbi lekët e Agnesës dhe Ledinës ishte një kureshtje e sëmurë, zili apo thashethemnajë e juaja.
Nuk e di ku leshin e Currit janë këto shoqata psikologësh, që janë gati të protestojnë apo shfaqen publikisht më shpejt për një film vizatimor japonez sesa për këtë “vrasje” që po i bëhet në ekran fëmijëve…!”

Lidhur me skenarin e emisionit ku fëmijët duken të shtirur ka reaguar dhe Jeta Dedja ku në një opinion të saj shprehet se: 

“Vërtet që fëmijët drejtohen e orientohen prej personave madhorë përgjegjës duke filluar që nga veshjet, modeli i flokëve, mënyra e të ecurit dhe dalim tek ajo që na intereson besoj të gjithëve. Te mënyra e komunikimit. A mendoni se të rriturit që organizojnë një program argëtues në orën me shikueshmëri më të lartë, në Shqipëri ta lënë në duar të fëmijëve? Sigurisht që jo. Masat merren që gjithmonë të kenë pyetje në xhep dhe secili të luajë pjesën. Është si një lloj filmi apo teatri me role të caktuara, por që nuk shitet si i tillë. I vënë një emër tjetër duke fyer si fëmijët pjesëmarrës ashtu edhe inteligjencën e fëmijëve teleshikues, pa llogariturit prindërit. Do ishte më e ndershme të thuhej që në këtë program fëmijët janë aktorë dhe veprojnë sipas një skenari. Por jo, këmbëngulja dhe arroganca e pushtetit mediatik nuk ndryshon shumë nga pushtetet e tjera.

Dhe çfarë mësimi u dhamë fëmijëve në fund? Që shtirja na bën të suksesshëm dhe të qënurit fëmijë në Shqipëri ta shpif. Prandaj le të vrapojmë të rritemi sa më shpejt që t’ua marrim fëmijëve të tjerë fëmijërinë…”

(Pjesë nga shkrimi i Jeta Dedja-s)

Përgatiti AlpeNews.al

Ndiqni VIDEON më poshtë: