PAS ALUDIMEVE PËR VIDEO EROTIKE/ Reagon sërish Luana Vjollca dhe jep mesazhin e fortë – AlpeGossip
PAS ALUDIMEVE PËR VIDEO EROTIKE/ Reagon sërish Luana Vjollca dhe jep mesazhin e fortë

PAS ALUDIMEVE PËR VIDEO EROTIKE/ Reagon sërish Luana Vjollca dhe jep mesazhin e fortë

Moderatorja e nisi emisionin me një mesazh të fortë për të gjithë ata që hodhën akuza dhe tentuan të përbaltin figurën e saj, duke aluduar se vajza që shfaqej në videon erotike ishte ajo.

Luana theksoi se jeta do të ishte shumë herë më e bukur nëse në këtë botë nuk do të kishte shpifje, urrejtje dhe intriga dhe do të ishte shumë herë më e bukur nëse vendin e tyre do të zinte dashuria, respekti dhe e vërteta.

“Sonte dua ta nis shumë shkurtimisht këtë mbrëmje. Imagjinoni të dashur miq ju që jeni këtu dhe ju që po na ndiqni se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, nëse nuk do të kishte intriga nëse nuk do të kishte kaq shumë urrejtje dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, është shprehur Luana.

Menjëherë pas videos erotike që qarkulloi në rrjetet sociale dhe aludimeve, moderatorja Luana Vjollca përgënjeshtroi mashtruesit dhe gjobaxhinjtë e mediave.

Ajo hodhi poshtë aludimet duke postuar një foto të saj ku tregonte ndryshimet me vajzën që shfaqej në video.

Moderatorja zbuloi se nuk ka asnjë tatuazh pranë supit dhe pjesa tjetër që e identifikon është nishani tek hunda.

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhi rrugë tjetër në këtë jetë për t’ia dalë, rrugën e punës”, shkruan ajo krahas fotos.