LIAMI E ZGJOI DUKE E LAGUR ME UJË/ Si reagoi Françeska: Le kokrrën e namit, më hape barkun – AlpeGossip
LIAMI E ZGJOI DUKE E LAGUR ME UJË/ Si reagoi Françeska: Le kokrrën e namit, më hape barkun

LIAMI E ZGJOI DUKE E LAGUR ME UJË/ Si reagoi Françeska: Le kokrrën e namit, më hape barkun

ëngjesi i sotëm ishte ndryshe nga çdo mëngjes tjetër për Françeska Muratin në “Big Brother VIP3”. Kjo pasi është zgjuar duke u lagur me ujë nga Liam Osmani.

Teksa fillimisht u tremb ajo nuk pati një përgjigje ndaj banorit por më pas, teksa ka dalë në oborr e ka sqaruar me qetësi Liamin.

 

Pjesë nga biseda:

Françeska: Çdo gjë në ekstrem me ty! Nuk e di lojë. Ti s’ke vetekontroll se nuk ka mundesi.

Liam: Po normal mi gocë që kam, por kur vjen puna tek uji e kam qejf në fakt, s’kam kontroll fare.

Françeska: Ti nuk ke se po kishe nuk do të bëj të fshehtë në ekstreme. Ti se ke idenë çfarë është vetëkontrolli. Le kokrrën e namit!

Liam: Ju përshëndes të gjithëve anë e mbanë ku jeni me “Lori Caffe” dhe me një ujë “Selita”, ku Françeska me këtë ujë është shumë i zgjuar.

Françeska: Më hape barkun!