Fifi êshtë një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të dashura. Këngët e saj sapo dalin kthehen menjëherë në hite dhe pëlqehen nga të gjitha moshat.
Përveç hiteve, Fifi ka marrë vëmendje edhe me peshën e saj dhe mesazhet e ndryshme herë pas here, që vajzat ta pranojnë veten e tyre si janë dhe mos kenë komplekse për pamjen e jashtme.
Megjithatē së funmi Fifi ka zbuluar se po e mban veten në formë, për shkak se kilet e tepërta i kanë sjellë probleme në shëndet.
Ajo ka publikuar një foto me rrobabanjo disa orë më parë dhe ndryshimi është mjaft i dukshëm. Fifi ka pësuar rënie drastike në peshë dhe është komplimentuar shumë për pamjen e saj.
Këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku po kalon disa ditë pushimesh. Kujtojmë se momentalisht ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj me Young Zerkën “Pa gajle”.