E PYESIN SE KUSH IA PAGUAN PUSHIMET NË DUBAI/ Enca ia mbyll gojën të gjithëve: Të gjithë e dinë që jam bose… (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN SE KUSH IA PAGUAN PUSHIMET NË DUBAI/ Enca ia mbyll gojën të gjithëve: Të gjithë e dinë që jam bose… (FOTO)

E PYESIN SE KUSH IA PAGUAN PUSHIMET NË DUBAI/ Enca ia mbyll gojën të gjithëve: Të gjithë e dinë që jam bose… (FOTO)

Prej disa ditësh Enca po shijon pushimet në Dubai, ku ndodhet me shoqërinë e duket se po ia kalon për mrekulli. Mirëpo nuk kanë munguar pyetjet që kanë kërkuar të dinë se kush ia ka paguar pushimet, gjë që sigurisht e ka acaruar këngëtaren.

Enca ka publikuar disa video në Instastory ku tregon se është e zonja e vetes dhe nuk ka nevojë që pushimet t’ja paguajnë sheikët e princat.

“Të gjithë e dinë që jam bose, s’kam nevojë për as për sheik, as princ dhe për asnjë mashkull për të më paguar pushimet. Jam top artist dhe kam qenë top artiste për vite. Mund të përballoj çdo gjë që ma do ***. Dubai nuk është as Marsi, as Hëna që të jetë e paarritshme, kështu të gjithë ata që pyesin kush po ta paguan, mbylle gojën, boll u tregove i ulët dhe injorant. Duket që s’keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për vajzat tuaja, për të dashurat tuaja”, shprehet Enca.