HISTORITË MË FRYMËZUESE TË DASHURISË/ Këta çifte të showbiz-it shqiptar kanë më shumë se 10 vite bashkë – AlpeGossip
HISTORITË MË FRYMËZUESE TË DASHURISË/ Këta çifte të showbiz-it shqiptar kanë më shumë se 10 vite bashkë

HISTORITË MË FRYMËZUESE TË DASHURISË/ Këta çifte të showbiz-it shqiptar kanë më shumë se 10 vite bashkë

Ndonëse në botën e showbiz-it është e vështirë të kesh një marrëdhënie të qëndrueshme, këta VIP-a kanë treguar të kundërtën. Këtë Shën Valentin kemi vendosur t’ju tregojmë disa nga lidhjet më të gjata të showbiz-it shqiptar, të cilat janë për t’u marrë shembull.

Vera Grabocka dhe Timo Flloko- Ndonëse kanë shumë vite bashkë, Vera Grabocka dhe Timo Flloko vazhdojnë të duhen si ditën e parë. Nga martesa e tyre ata kanë sjellë në jetë një vajzë me emrin Linda dhe ajo tashmë i ka bërë gjyshër. Anila dhe Ardit Gjebrea- Për 25 vite Anila dhe Ardit Gjebra janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit. Ato kanë ditur të ndajnë se bashku si dashurinë, ashtu dhe anën profesionale dhe janë prindër të dy fëmijëve, Jon dhe Anna.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi- Dashuria mes tyre indi në skenën e spektaklit të “Portokallisë”. Ato u njohën në vitin 2005 dhe pas pesë vitesh Ami dhe Ermali vendosën të martohen në një ceremoni të mbajtur më më 10 Shtator 2010. Tani janë prindër të dy fëmijëve, Roel dhe Sia.. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj- Mirian Cani dhe Alban Skënderaj janë njohur në një stacion treni në Zvicër. Ata kanë 13 vite bashkë dhe verën e kaluar zhvilluan ceremoninë e dasmës. Miriami dhe Albani sapo janë bërë prindër për herë të dytë të një djali, Duam.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska- Janë njohur para më shumë se 11 vitesh, në kohën kur të dy ishin të apasionuar pas muzikës. Ata celebruan dashurinë me martesë në vitin 2017 dhe dasma ishte përrallore. Julka dhe Andi Gramo- Julka dhe Andi kanë plot 20 vite bashkë. Nga historia e gjatë e dashurisë- kanë sjellë në jetë dy djem dhe momentalisht janë përkushtuar në karrierën e tyre. Ermal dhe Ariana Fejzullahu- Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë ndër çiftet më jetëgjatë. Ata i kanë dhënë fund beqarisë në një moshë të re, kur ishin rreth të njëzetave dhe tani janë prindër të katër fëmijëve.

Xhensila dhe Besi- Besi dhe Xhensila, janë njohur krejt rastësisht shumë vite më pare kur Xhensila ishte vetëm 17 vjeç. Pas një historie të gjatë dashurie, Besi dhe Xhensila kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 1 Shtator 2017-të. Tani janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Ajka. Rezarta Shkurtadhe Ermal Hoxha- Rezarta dhe Ermal Hoxha janë bashkë prej 16 vitesh dhe lidhja e tyre ka qenë e mbushur me dinamika të shumta. Ata kanë arritur t’i bëjnë ballë çdo problemi dhe pas 16 vitesh do të bëjnë sërish një dasmë ku e ftuara special do të jetë vajza e tyre, Hera. Iconstyle/