ZBULON KARTOLINËN E KRISHTLINDJEVE/ Juliana Pasha bëhet nostalgjike për fëmijërinë – AlpeGossip
ZBULON KARTOLINËN E KRISHTLINDJEVE/ Juliana Pasha bëhet nostalgjike për fëmijërinë

ZBULON KARTOLINËN E KRISHTLINDJEVE/ Juliana Pasha bëhet nostalgjike për fëmijërinë

Në pozicione të ndryshme por me tematikë të njëjtë, personazhe të njohur të ekranit kanë zgjedhur që këto ditë festash të na bëjnë edhe ne pjesë të tyren. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ata kanë zbuluar fotot speciale që kanë përgatitur me rastin e Vitit të Ri.
Së fundmi është Juliana Pasha ajo e cila ka zbuluar kartolinën e fundvitit, të cilën e e ka shoqëruar me një dedikim të veçantë. Këngëtarja ka treguar se në këto ditë festash i vjen në mendje fëmijëria dhe kukullat që i bënte dhuratë gjyshja.

“Të gjithë kthehemi pas në fëmijëri në këtë periudhë. Nuk kam qenë e rrethuar me kukulla të bukura (për më tepër shumë prej tyre ishin të krijuara nga duart e gjyshes ose edhe të miat), por çdo vit e kam shijuar pafund dhjetorin sepse dukej sikur një dritë qiellore pushtonte të gjithë qytetin apo shtëpitë tona. Le të bëhemi pak fëmije këtë periudhe e të shijojmë çdo gjë që na dhuron ky muaj shume i vrullshëm por tepër i bukur,”- shkruan Juliana.
Në foto këngëtarja shfaqet e veshur me të bardha dhe e rrethuar nga simbolet e festave.