PAS RIKTHIMIT NË ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa thotë fjalët e veçanta për Ardit Gjebrean – AlpeGossip
PAS RIKTHIMIT NË ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa thotë fjalët e veçanta për Ardit Gjebrean

PAS RIKTHIMIT NË ”KËNGA MAGJIKE”/ Besa thotë fjalët e veçanta për Ardit Gjebrean

Një ndër konkurentet në festivalin “Kënga Magjike” është këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima. Ajo u rikthye në kompeticion javën që lamë pas me baladën e titulluar “Histori”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Besa u shfaq në skenë e veshur me të bardhë dhe disa minuta më parë ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga momenti në skenën e “E diela shqiptare”. Krahas fotove, këngëtarja ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë Ardit Gjebreas.

“Raundi i fundit. Unë do jetoj dhe do largohem nga jeta, por Ardit Gjebrea do vazhdojë të bëjë muzikë të mirë dhe ‘show’ në Shqipëri”, ka shkruar Besa. Kujtojmë që ajo i ka munguar skenës së “Këngës Magjike” për plot 6 vite. Hera e fundit kur ajo konkurroi ishte në vitin 2013 me këngën “Tatuazh në zemër”, me të cilën fitoi vendin e parë.