BRUNE, BUKUROSHE DHE PUNON NË TV KLAN/ Mateus Frroku kapet me të dashurën e re – AlpeGossip
BRUNE, BUKUROSHE DHE PUNON NË TV KLAN/ Mateus Frroku kapet me të dashurën e re

BRUNE, BUKUROSHE DHE PUNON NË TV KLAN/ Mateus Frroku kapet me të dashurën e re

Mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, Gent Zenelaj zbuloi se Mateus Frroku është në një lidhje dashurie. Pas performancës, Genti i tha Mateusit se flitet që ai është i lidhur me një vajzë që punon në Klan.

“Flitet që ti në Klan me dike je pleksur, kështu se…është e vërtetë?”, e pyeti Genti dhe shtoi: “Thashethemet e klanit, të restorantit”.

“Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë”, i tha Mateusi.

Burime për “Blitz.al” kanë zbuluar se partnerja e re e Mateusit është një brune bukuroshe. Dyshja janë parë shpesh në krah të njëri-tjetrit jo vetëm në ambjentet e Tv Klan por edhe jashtë.

I kontaktuar nga “Blitz.al”, për të mësuar më shumë mbi lidhjen e re, Mateusi është shprehur se përgjigjen e ka dhënë në programin e djeshëm duke mos i mohuar kështu thashethemet.