XHIRO ME MBESËN DHE TË SHOQIN/ Mariana Kondi iu bën dedikimin më të bukur - AlpeGossip
XHIRO ME MBESËN DHE TË SHOQIN/ Mariana Kondi iu bën dedikimin më të bukur

XHIRO ME MBESËN DHE TË SHOQIN/ Mariana Kondi iu bën dedikimin më të bukur

Aktorja e teatrit Mariana Kondi është shumë e dashur për publikun shqiptar. Me rolet e saj në filma të ndryshëm, ka arritur të fitojë zemrat e teleshikuesve, të cilët e ndjekin me kërshërinë më të madhe.

Mariana është goxha aktive në rrjete sociale, ku të gjithë dashamirësit e roleve të saj, mësojnë akoma më shumë për të ndërmjet postimeve të bëra. Aktorja gëzon një jetë të lumtur familjare dhe së fundmi ka publikuar portretin më të ëmbël.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj, një foto gjatë një shëtitjeje në rrugët e Kavajës, shoqëruar nga i shoqi dhe mbesa e saj e vogël. “Eshte mire te ecesh, akoma dhe me mire te ecesh me familjen apo me njerzit qe ti i do!”,-ka shkruar Mariana krahas fotos së postuar, e cila ka marrë komente të ndryshme nga fansat. Ato e quajnë më fat vogëlushen që ka gjyshër kaq të mrekullueshëm.

Kujtojmë që pas suksesit të filmit ‘2 gisht mjaltë’, Mariana është pjesë e filmit ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi, i cili pritet të dalë së shpejti.