DEBATON ME KIARËN/ Zhaklina: Ti nuk ke një mendim tëndin origjinal? Ti qenke… – AlpeGossip
DEBATON ME KIARËN/ Zhaklina: Ti nuk ke një mendim tëndin origjinal? Ti qenke…

DEBATON ME KIARËN/ Zhaklina: Ti nuk ke një mendim tëndin origjinal? Ti qenke…

Kiara dhe opinionistja Zhaklin Lekatari kanë pasur një përplasje në Post Big Brother, në lidhje me qëndrimet dhe opinionet që banorja ka pasur gjatë lojës së saj.

Kiara: Çdo gjë në shpi rrotullohej rreth Luizit. Por në këto lloj përmasash jo. Edhe kur e kritikonin opinioistët, unë mendoja se mos po gabonte, kisha dhe frikën e zarfit të zi. Edhe i thoja pusho mos fol, duke e kritikuar gjatë gjithë kohës dhe unë. Po nuk e kisha menduar se do ishte kjo lloj fame jashtë.

Zhaklin Lekatari: E ke kritikuar jo se besoje tek ato kritikat e tua, apo tek vlerat apo mesazhet që doje të jepje

Kiara: Varet nga situata

Zhaklin Lekatari: Pra ti je ndikuar gjatë gjithë kohës nga ne? Pra ti nuk ke asnjë opinion tëndin dhe origjinal?