“SI MA KENI SYRIN PËR…”/ Pak ditë përpara koncertit, Elvana Gjata ka një tjetër surprizë për fansat – AlpeGossip
“SI MA KENI SYRIN PËR…”/ Pak ditë përpara koncertit, Elvana Gjata ka një tjetër surprizë për fansat

“SI MA KENI SYRIN PËR…”/ Pak ditë përpara koncertit, Elvana Gjata ka një tjetër surprizë për fansat

Prej disa javësh, Elvana Gjata ka lajmëruar koncertin e saj madhështor që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Artistja e dashur për publikun e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.

E sigurisht që fansat kanë reaguar menjëherë duke blerë biletat e koncertit dhe po presin me padurim datën 22 qershor.

Nga ana tjetër, shumë kuriozitet ka edhe për detajet e peformancës në stadiumin “Air Albania”, si një ndër ambientet me hapësirën më të madhe në Tiranë. E nga ajo që parashikojmë, kuptohet që do jetë ’flakë’ fare.

Por nuk do të jetë vetëm Elvana ajo që do të ngjitet në skenën e madhe. Dje janë zbuluar emrat e artistëve të ftuar në koncert dhe janë të gjithë artistët me të cilët ajo ka disa bashkëpunime muzikore. Bëhet fjalë për Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, motra e saj Migena, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Dj Gimmi O.

Por surprizat në këtë koncert nuk do të kenë fund pasi në ‘opening acts’ do të marrin pjesë Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Përveç kësaj, gjatë ditë së djeshme këngëtarja lajmëroi në “Instastory” se së shpejti do të sillte një këngë të re, vetëm pak përpara nisjes së koncertit të saj të shumëpritur.

Në foto, ajo shkroi:

“Si ma keni syrin për një këngë të re përpara koncertit? Nesër përshembull? #syni”.

“Si ma keni syrin për...”/ Pak ditë përpara