E PYESIN NËSE DUHET TË NDJEKIN EMISIONIN E SAJ APO JONIDA MALIQI/ Arbana Osmani befason me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN NËSE DUHET TË NDJEKIN EMISIONIN E SAJ APO JONIDA MALIQI/ Arbana Osmani befason me përgjigjen (FOTO)

E PYESIN NËSE DUHET TË NDJEKIN EMISIONIN E SAJ APO JONIDA MALIQI/ Arbana Osmani befason me përgjigjen (FOTO)

Të gjithë e prisnim këtë ditë: Të shihnim Shqipërinë në finalen e Eurovizionit!

Vëmendja e të gjithë shqiptarëve tashmë është tek Jonida Maliqi, tek artistja që na emocionoi të gjithëve me zërin dhe perfomancën mahnitëse një ditë më parë në skenën e Eurovizionit.

Finalen e këtij kompeticioni mund ta shohim live në Radio Televizioni Shqiptar, por paralelisht saj stacionet e tjera kanë dhe programacionet e tyre, siç është emisioni “Dua të të bëj të lumutur” në Top Channel.

Moderatorja, Arbana Osmani me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, lajmëron ndjekësit e saj se programi starton në mbrëmje. Kjo tashmë është kthyer në një traditë nga çdo prezantues pak orë para nisjes së programit.

Por, siç duket dhe nga komentet, njerëzit kanë një ‘çështje të pazgjidhur’ të cilës vetëm Arbana mund t’i japë zgjidhje.

Arbanën apo Jonidën? Kjo është çështja e ditës.”shkruan një ndjekëse poshtë fotos së Arbanës.

View this post on Instagram

Sonte, bashke, si cdo te shtune❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Jonidën, pastaj neve” ishte kjo përgjigja e Arbanës që me siguri la të kënaqur dhe bëri krenarë në të njëjtën kohë shumë njerëz sepse rralle herë sot shohim sensibilizim të tillë, në një kohë ku audienca dhe barometrat e matjes së saj janë kthyer në “veglën” më të fortë të konkurrencës nëpërmjet televizioneve.

Padyshim që e gjithë mbështetja jonë duhet të jetë për Jonida Maliqin  në këto momente dhe Arbana e shprehu publikisht dhe ne na vjen shumë mirë për këtë