THA SE MUK DO LARGOHET NGA MUZIKA/ Britney Spears fotografohet e lumtur pranë të dashurit – AlpeGossip
THA SE MUK DO LARGOHET NGA MUZIKA/ Britney Spears fotografohet e lumtur pranë të dashurit

THA SE MUK DO LARGOHET NGA MUZIKA/ Britney Spears fotografohet e lumtur pranë të dashurit

Britney Spears muajt e fundit ka qenë ndër personazhet më të diskutuar në media, për shëndetin mendor dhe jetën private. Këngëtarja e njohur pak javë më parë hoqi dorë nga terapia për trajtimin e problemeve mendore dhe nga qendra e rehabilitimit u fotografua duke dalë me të dashurin e saj. Së fundmi ajo është parë sërish në shoqërinë e tij dhe të dy dukeshin shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Britney dhe Sam Asghari u fotografuan të buzëqeshur dhe të kapur dorë për dore së bashku.

Ndërkohë ditën e djeshme Britney hodhi poshtë thashethemet që thoshin se ajo nuk do të performojë më. Në media thuhej se artistja do hiqte dorë nga muzika dhe se kishte anuluar të gjitha koncertet. Por në një intervistë për “TMZ” këngëtarja ka treguar se ajo do të vazhdojë të jetë aktive në muzikë dhe në skenë. Kujtojmë se së fundmi në rrjete sociale u krijua dhe një fushatë në mbrojtje të Britney-t, sepse ajo kërkonte liri nga babai i saj, i cili e detyroi të trajtohej në një qendër rehabilitimi