“NUK DONTE TA PYESNIN PËR JETËN SEKSUALE”/ Miku i Michael Jackson nxjerr të VËRTETAT mbi akuzat për abuzimet (E PLOTË) – AlpeGossip
“NUK DONTE TA PYESNIN PËR JETËN SEKSUALE”/ Miku i Michael Jackson nxjerr të VËRTETAT mbi akuzat për abuzimet (E PLOTË)

“NUK DONTE TA PYESNIN PËR JETËN SEKSUALE”/ Miku i Michael Jackson nxjerr të VËRTETAT mbi akuzat për abuzimet (E PLOTË)

Fiksimi i publikut me Michael Jackson vazhdon akoma. Sot që do të ishte 61 vjetori i tij është raportuar se mbreti i pop-it dikur është përballur me mikun e tij Marlon Brandon në lidhje me akuzat që qarkullonin se Michael abuzonte fëmijët dhe kjo e ka bërë të fillojë të qajë.

Marlon Brandon dhe Michael Jackson

Miku i tij Brandon i kishte thënë autoriteteve : ‘’Unë mendoj se është shumë e arsyeshme të dalim në përfunimin se Jackson mund të ketë patur të bëjë me fëmijë.’’

Miku i Michael foli me avokatët Bill Hodgman dhe Lauren Weis për një bisedë të pakëndshme që ai kishte patur me Jackson dhe dyshimet e tij lidhur me marrëdhënien e Mbreti i Pop-it me djem të vegjël. Ai  gjithashtu  deklaroi dhe se kishte patur një bisedë me të birin i cili ishte punonjës i sigurisë së Jackson, dhe kjo i kishte sjellë shqetësime.

Brandon foli me detaje për një bisedë të mbushur me lot. Sipas asaj çfarë Brandon kishte thënë, Jackson kishte filluar të qante dhe kishte pranuar se e urrente babanë e tij, Joe Jackson. Më pas biseda u kthye tek homoseksualiteti dhe tek fëmijët për të cilët ishte akuzuar se i kishte abuzuar seksualisht. Brandon tha se Jackson filloi duke qarë aq shumë sa këtij të fundit ju desh ta ngushëllonte dhe ta bënte të ndihej pak më mirë.

Në këtë moment Brandon tha: Me këtë sjellje që është treguar, unë mendoj se është tepër e arsyeshme të dalësh ne konkluzionin se ai mund të ketë patur diçka të bëjë me fëmijët.

Ai gjithashtu deklaroi se Jackson kurrë nuk e tregoi nëse ishte homoseksual ose nëse kishte patur ndonjëherë marrëdhënie me djem. Ai vetëm qante dhe dridhej prej bisedës, aq sa Brandon mendoi se ai po përpiqej ti thonte diçka.

‘’Mendimi im, është se ai nuk donte të përgjigjej sepse ai ishte i frikësuar për të dhënë një përgjigje,’’ tha Brandon.

Marlon Brandon

Ky i fundit gjithashtu ka pranuar se Michael kurrë nuk shante ose ofendonte dhe nuk i pëlqente kur njerëzit përdornin fjalën që fillonte me F (f*ck). Ai ndihej shumë jo rehat kur dikush e pyeste për jetën e tij seksuale.

Brandon e kishte pyetur nëse ai ishte i virgjër por Michael thjesht kishte qeshur dhe i ishte kthyer duke i thënë: Oh Brandon. Më pas ai i kishte thënë: Mirë, çfarë bën ti kur bie fjala tek seksi? Dhe Michael ishte ndjerë në turp dhe jo shumë rehat.

Miku i tij gjithashtu e kishte pyetur. ‘’Kush janë miqtë e tu?’’ Ai i tha, ‘’Unë nuk njoh asnjeri të moshës time. Nuk i kam qejf njerëzit që janë në moshën time’’. Unë i thash: Pse jo? Michael mu përgjigj dhe më tha, ‘’Nuk e di, nuk e di.’’ ‘Ai ishte duke qarë mjaftueshëm… aq sa mua mu desh t’ja bëj më të lehtë dhe ta ndihmoja me aq sa mundesha.’’

Kjo është hera e parë që biseda mes  Brandon dhe Jackson bëhet publike sepse ajo nuk është përdorur kurrë si një provë në gjyqin e Jackson në 2005- i cili rezultoi me pafajsinë e yllit të Pop-it. Brandon vdiq në 2004 dhe më pas vdiq Jackson në 2009.

Michael Jackson në gjyqin e 2005

Pas vdekjes së Brandon, djali i tij Miko tha për ‘’L.A Times’’ se babai i tij në vitet e fundit të jetës i referohej këngëtarit si një nga miqtë e tij më të afërt.

Miko Branon, djali i Marlon Brandon

‘’Hera e fundit që babai im doli nga shtëpia për të shkuar diku, në mënyrë që të kalonte pak kohë, ishte me Michael Jackson. Ai e donte shumë,’’ tha Miko. ‘’Ai kishte 24 orë kuzhinjer, 24 orë ekip sigurimi, 24 orë ndihmë, 24 orë kuzhinë, 24 orë shërbim. Thjesht liri totale.’’

Miko tha se të dy ata u takuan përmes ‘’Quincy Jones në 1980’’

 

/AlpeNewss.al