LOT DHE EMOCIONE/ Propozimet më të bukura për 2023, VIP-at që u “ulën në gjunjë” për partneren e tyre (FOTOT) – AlpeGossip
LOT DHE EMOCIONE/ Propozimet më të bukura për 2023, VIP-at që u “ulën në gjunjë” për partneren e tyre (FOTOT)

LOT DHE EMOCIONE/ Propozimet më të bukura për 2023, VIP-at që u “ulën në gjunjë” për partneren e tyre (FOTOT)

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe rifillimit të një viti të ri. Ky vit ka qenë plot surpriza për disa nga personazhet VIP, ku dashuria e tyre né çift ka marr një tjetër drejtim.

Gjatë këtij viti kanë ndodhur disa propozime të veçanta për martesë, të cilat janë komentuar gjatë.

Alpegossip.al ju sjell propozimet më romantike për martesë të çifteve të njohura shqiptare duke e nisur nga ajo e ndodhur së fundmi.

22 Dhjetor 2023

Në skenën e DWTS, teksa Fifi performoi një këngë live, Adis Patushi u shfaq papritur në skenë. Me një unazë në dorë, ai iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, ishte pyetja që ai i bëri Fifit.

12 dhjetor 2023

Moderatorja e njohur Bora Zemani mori propozimin për martesë nga Donald Veshaj në mënyrën më të bukur të mundshme. Gjatë premierës së filmit të tyre “5 herë Jo” Donaldi iu ul në gjunjë Borës dhe normalisht kjo e fundit u përgjigj “Po”.

24 Prill 2023

Luiz Ejlli zgjodhi një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Ai inskenoi një debat mes tyre ku i tha se do ndahen. Por pas asaj ai i propozoi live në spektaklin e “BB-VIP”.

1 Janar 2023

Pak pas ndërrimit të viteve Graciano Tagani i propozoi për martesë Argjira Spancës.Të veshur të dy me pizhame matchy-matchy, moderatorja dhe koreografi po shijonin çaste të bukura festive, kur Graciano u ul në gjunjë dhe bëri propozimin klasik.
Momentin e ndanë në Instagram, duke marrë pa fund urime, dashuri dhe bekime.