KUJDES! Ajo që po i bëni fytyrës nuk është eksfoljim, por shkatërrim i barrierës mbrojtëse – AlpeGossip
KUJDES! Ajo që po i bëni fytyrës nuk është eksfoljim, por shkatërrim i barrierës mbrojtëse

KUJDES! Ajo që po i bëni fytyrës nuk është eksfoljim, por shkatërrim i barrierës mbrojtëse

Lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe është mburoja e parë kundër agjentëve të jashtëm. Por kush e mendon se produktet që përdorim për të mbajtur çehrën tonë të “gjallë” dhe lëkurën të shkëlqyeshme po dëmtojnë në nivel qelizor atë që quhet barriera e lëkurës? Barriera e lëkurës përbëhet nga shtresa e parë e qelizave të lëkurës dhe yndyra natyrale.

Ju mund ta mendoni “barrierën” si një mur me tulla: Qelizat janë tulla, dhe lipoidet (serumi i lëkurës) është ajo që mban bashkë “tullat” ! Ky mur funksionon si një pengesë mbrojtëse nga irrituesit e mjedisit dhe mikrobet e dëmshme, por njerëzit nuk dinë se është gjithashtu shumë e depërtueshme dhe delikate. Të gjitha çfarë përmendëm më lart janë faktorë kryesor të krijimit të shtresave të shumfishta në lëkurë, të cilat përbëhen nga qeliza të vedekura.

Këto të fundit bëhen shkak për krijimin e puçrrave apo akneve. Për një fytyrë të pastër nuk mjafton vetëm pastrami dhe hidratimi, por eksfoljimi është një process i rëndësishëm nga i cili nuk duhet të hiqni dorë. Scrubi do të eleminojë shtresat e vdekura të lëkurës duke bërë që çdo produkt që vini mbi të të përthithet më mirë nga lëkura.

POR ajo që nuk dini është se ekzistojnë dy lloje eksfoljimesh; fizike dhe ato kimike. Eksfoljimi fizik është ai që realizoni në shtëpi me përbërës natyral , por që dëmton shtresat e lëkurës dhe çekuilibron pH e kësaj të fundit.

Ajo që rekomandojnë dermatologët është eksfoljimi kimik, me acide të ndryshme që pastron lëkurën në nivel qelizor.

Si mund ta kuptoni nëse “barriera” e lëkurës tuaj është dëmtuar. Nëse vini re se lëkura juaj është e përflakur, e thatë ose e dehidratuar deri në atë pikë sa duket si me kore , atëherë shtresa e parë e lëkurës është dëmtuar mjaftueshëm. Në këtë moment lëkura priret të vuajë nga aknet apo puçrrat e inflamuara. Produktet e kujdesit të lëkurës me përbërës shumë të ashpër, mbi-eksfoljimi dhe mjediset ekstreme (si të ftohtit ose era) mund të çojnë në probleme të tilla.

Për të ruajtur një barrierë të shëndetshme të lëkurës, duhet patjetër të hiqni dorë nga produktet që eleminojnë yndyrën e lëkurës, acidet e fortë ose pastruesit me alkool.