“MË SHPËTOI ZOTI”/ Riselda Sejdia tregon ç’ka hequr për të realizuar një foto – AlpeGossip
“MË SHPËTOI ZOTI”/ Riselda Sejdia tregon ç’ka hequr për të realizuar një foto

“MË SHPËTOI ZOTI”/ Riselda Sejdia tregon ç’ka hequr për të realizuar një foto

E ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina” ishte pedagogia e njohur e arteve, Riselda Sejdia, e cila ka folur për librin e saj të fundit mbi Yoga-n.

Për realizimin e fotove të librit, Riselda zgjodhi të pozonte në Vlorë, në një reliev jo fort të sigurt, ku në fakt tregoi se kishte shpëtuar për pak.

Në njërën prej videove të publikuara në Instagramin e saj, ku tregon prapaskenat e fotove, Riselda shfaqet duke u larguar me shpejtësi nga një masiv ranor që bie nga lart.

Për këtë skenë, ajo ka treguar se për shkak të instiktit ishte larguar menjëherë dhe u shpreh se kishte qenë e shkruar t’a shpëtonte Zoti, pasi megjithëse duket si diçka artistike dhe ndjekësit nuk e kanë kuptuar, në fakt kjo kishte qenë diçka e fri.kshme për Riseldën.