LOREDANA SJELL PROJEKTIN E RI/ Kënga që as gjykata nuk e ndaloi – AlpeGossip
LOREDANA SJELL PROJEKTIN E  RI/ Kënga që as gjykata nuk e ndaloi

LOREDANA SJELL PROJEKTIN E RI/ Kënga që as gjykata nuk e ndaloi

As dy javë pas konferencës së famshme, Loredana paralajmëroi sot projektin e saj të ri.

Në fakt, shumë pak ditë pasi lajmi për akuzat ndaj saj për zhvatje mori dhenë, Loredana u shfaq në rrjetet sociale me foto të reja që dukej se ishin shkrepur gjatë xhirimeve të një klipi.

Më tej, u zbuluan pamje nga skenat e klipit ku Loredana shfaqet si një gangstere me syze, majë një makine, si edhe me armë në dorë.

Sot, Loredana publikoi në Instagram një foto ku shfaqet ajo, partneri i saj Mozzik dhe reperi Dardan, një prej më të klikuarve në Gjermani.

Ndërkaq, Loredana vijon të jetë në hetim për disa akuza ndër të cilat, veç zhvatjes me mashtrim të 900 mijë frangave, edhe një se është shtirur si vajza e avokatit zviceran Valentin Landmann.