SI TË GJITHA FEMRAT/ Visi dhe Lori Hoxha veshin të njëjtën xhaket (FOTO) – AlpeGossip
SI TË GJITHA FEMRAT/ Visi dhe Lori Hoxha veshin të njëjtën xhaket (FOTO)

SI TË GJITHA FEMRAT/ Visi dhe Lori Hoxha veshin të njëjtën xhaket (FOTO)

Kur bëhet fjalë për rrobat, ne femrat veprojmë si magnet rreth garderobës së partnerit dhe le të themi se me shumë mjeshtëri, arrijmë të “konfiskojnë” të preferuarat tona dhe i dashuri e merr vesh kur na e sheh në trup! Duket se Lori Hoxha është njëra prej nesh dhe nuk përjashtohet nga kjo kategori.

Fashionista shqiptare dhe i dashuri i saj Vis Bajraktari kanë të njëjtin stil në të veshur dhe në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen me të njëjtën xhaketë. Ata pozojnë në dy foto të ndryshme të veshur me Tracksuit Nylon Jacket me logo të Balenciagës.

Në faqen zyrtare të shtëpisë së modës “Balenciaga”, kjo xhaketë kushton rreth 850 euro dhe i përket koleksionit të meshkujve.

Gjithsesi, nuk përjashtojmë mundësinë se Lori mund ta ketë edhe në garderobën e saj një xhaketë identike me partnerin e saj, duke pasur parasysh se fashonista zgjedh të mbajë veshur edhe pjesë nga koleksioni i meshkujve.