SOT FILLON “THE VOICE KIDS”/ Me look-un e ri Dojna Mema na e mori mendjen (FOTO) – AlpeGossip
SOT FILLON “THE VOICE KIDS”/ Me look-un e ri Dojna Mema na e mori mendjen (FOTO)

SOT FILLON “THE VOICE KIDS”/ Me look-un e ri Dojna Mema na e mori mendjen (FOTO)

Sot fillon në “Top Channel” edicioni i ri i “The Voice kids” i cili këtë vit vjen me ndryshime.

Spektaklin e njohur do e prezantojë moderatorja e dashur për publikun Dojna Mema së bashku me gazetaren Xhesi Muçaj.

Kjo e fundit për të gjithë ata që nuk e njohin ishte pjesë e talentshow-it të parë për gazetarë dhe prezantues në “Top Channel” nga ku u shpall edhe fituese. Po ashtu është edhe prezantuese e “The Top List” në “Top Channel”.

Në juri do jenë Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka dhe Arilena Ara.

Por prisni! S’mbaron me kaq ky artikull!

E ëmbla Dojna ka ndryshuar look-un e saj! Ajo ka postuar një foto në InstaStory dhe duket shumë bukur!

Për të thënë atë që është, modeli që ka zgjedhur Dojna për flokët jo gjithkujt i shkon, por padyshim ajo duket mjaft këndshëm!

Në foton në fjalë moderatorja bukuroshe shihet me flokë pak më të shkurtër dhe me baluke të drejta që i shkojnë tej mase!