“SHIKO KUSH LUAN”/ Nard Ndoka: Nga deputetët e PD-së kam pasur debat me… – AlpeGossip
“SHIKO KUSH LUAN”/ Nard Ndoka: Nga deputetët e PD-së kam pasur debat me…

“SHIKO KUSH LUAN”/ Nard Ndoka: Nga deputetët e PD-së kam pasur debat me…

Luana Vjollca sonte bëri bashkë në programin argëtues të së shtunës mbrëma “Shiko kush luan” deputetin Nard Ndoka, aktorin e Portokalli Rezart Veleshnja, moderatoren Kiara Tito dhe këngëtaren e talentuar nga Kosova, Kida.

Ashtu siç pritej kishte lojëra dhe humor, por edhe moment kur të ftuarit e marrin seriozisht situatën në kontroll dhe tregojnë nga vetja e tyre.

Jo vetëm për t’i dhënë pikë skuadrës por edhe për t’i dhënë publikut të vërteta që vetëm ata i dinë më mirë.

I pyetur nëse ka patur debat më ndonjë deputet të Partisë Demokratike, Nard Ndoka tha një emër dhe për çudinë e të gjithëve ishte ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam patur debate me Berishën gjatë kohës kur isha ministër në kabinetin e tij qeveritar. Sigurisht në të mirë të punës, sepse janë të justifikuara debatet kur bëhet fjalë për të mirën e punës”, tha ai.

Nard Ndoka ishte ministër i shëndetësisë së Shqipërisë. Mori këtë pozicion pas një marreveshje politike midis Sali Berishës dhe Partisë Demokristiane, kryetar i së cilës është vetë politikani Nard Ndoka.