MENAXHERI I SAJ DHUNOI FANSIN/ Reagon Melinda Ademi: Shumë e frikshme, ai ishte i dehur – AlpeGossip
MENAXHERI I SAJ DHUNOI FANSIN/ Reagon Melinda Ademi: Shumë e frikshme, ai ishte i dehur

MENAXHERI I SAJ DHUNOI FANSIN/ Reagon Melinda Ademi: Shumë e frikshme, ai ishte i dehur

Një incident i pakëndshëm që ndodhi në koncertin e Melinda Ademit në Vjenë, është bërë menjëherë viral në rrjet. Lidhur me mënyrën se si reagoi ajo dhe stafi i saj ka pasur komente dhe kritika të shumta.

Për këtë arsye ka folur menaxheri i reperes duke kërkuar një falje publike për personin në fjalë. Por jo vetëm kaq, pasi edhe Melinda ka bërë një reagim përmes një postimi në “Instastory”.

Këngëtarja e njohur e cilësoi incidentin si një nga momentet më të frikshme që ka kaluar. Gjithashtu ajo ka kërkuar ndjesë publike ndaj të gjithë fansave të saj.

Më pas, Ademi ka shpjeguar se ishte një moment i frikshëm për të dhe nga paniku nuk ka ditur si të reagojë. Reperja shtori se fansi, i cili e tërhoqi nga këmba reperen e më pas nga krahu duke mos e lëshuar, ishte në gjendje të dehur.

“Ndonjëherë ka...”/ Këngëtarja e njohur reagon

Postimi i Melinda Ademit:

“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe ga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them ë mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetevetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.

Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.

E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të mëkuptoni.

Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.

Me repsekt, Melinda Ademi.”

“Ndonjëherë ka...”/ Këngëtarja e njohur reagon

Videoja virale është shkëputur nga koncerti i saj në Vjenë, Austri, ku fansi e tërheq nga këmba reperen e më pas nga krahu duke mos e lëshuar. Duket se ky gjest ka nervozuar dhe trembur jo pak artisten e cila reagon ndaj tij e revoltuar. Më pas ajo ka kërkuar edhe ndihmën e truprojave, dhe nga ana e menaxheri të saj, ka pasur një reagim të ashpër ku në një video duket se po ushtron dhunë fizike ndaj personit.

“Ndonjëherë ka...”/ Këngëtarja e njohur reagon

“Ndonjëherë ka...”/ Këngëtarja e njohur reagon