INTERNETI HYRI NË PUNË PËR DIÇKA TË MIRË/ 25-vjeçarja martohet në Angli me djalin që njohu online – AlpeGossip
INTERNETI HYRI NË PUNË PËR DIÇKA TË MIRË/ 25-vjeçarja martohet në Angli me djalin që njohu online

INTERNETI HYRI NË PUNË PËR DIÇKA TË MIRË/ 25-vjeçarja martohet në Angli me djalin që njohu online

Një vajzë 25-vjeçare ka gjetur dashurinë falë internetit. Ajo quhet Maya Feltwell dhe jetonte në Sao Paulo të Brazilit derisa njohu në aplikacionin “Tinder” Benin. Ishte viti 2016 kur Maya i kalonte pushimet në angli dhe mikesha e ngushtë e bindi të shkarkonte “Tinderin” për të njohur ndonjë djalë. Maya ka treguar për mediat e huaja se nuk e mendonte që mund të takonte ndonjë partner. Por vetëm 12 orë pas shkarkimit të aplikacionit ajo u njoh me Benin. Maya dhe Ben filluan të bisedonin gjatë dhe u takuan një javë më vonë. Takimi i tyre shkoi shumë mirë prandaj vendosën të ruajnë kontaktet. Në janar Maya u kthye në Brazil dhe për disa muaj e vazhduan lidhjen në distancë. Çifti u martuan në shtator.

“Na pëlqejnë shumë reagimet e njerëzve kur u tregojmë se jemi takuar përmes Tinder-it. Të gjithë na thonë se ishte fat dhe unë vërtet mendoj se ishte ashtu”, është shprehur Maya.