Hygerta Sakon e gjen ditëlindja mes të punës/ Miqtë e saj dinë si t’ia bëjnë ditën më të bukur (FOTO) - AlpeGossip
Hygerta Sakon e gjen ditëlindja mes të punës/ Miqtë e saj dinë si t’ia bëjnë ditën më të bukur (FOTO)

Hygerta Sakon e gjen ditëlindja mes të punës/ Miqtë e saj dinë si t’ia bëjnë ditën më të bukur (FOTO)

Hygerta Sako është bërë pjesë e ekranit shqiptar që kur ishte ende shumë e vogël. Në vitin 1995 ajo u shpall më e bukura e Shqipërisë dhe që nga ajo periudhë karriera e saj televizive ka ecur mjaft mirë. Prej disa kohësh Hygerta është përqëndruar në fushën e sportit dhe me shumë sukses po drejton një emisionin sportiv në ekranin e “RTSH”.
Ditën e sotme moderatorja ka udhëtuar për në Gjeorgji ku do të realizojë edhe një nga puntatat e emisionit. Por mes lodhjes dhe punës miqtë e saj kanë gjetur kohë që ta surprizojnë në ditën e lindjes. Teksa në Gjeorgji akrepat e orës kanë shënuar orën 00:00 miqtë e kanë surprizuar në mes të darkës me një tortë simbolike, por që moderatoren e ka bërë të ndihet e lumtur