Vëllai i Ilda Bejlerit ka një kritikë serioze për motrën si dhe një përgjigjje për Muç Nanon – AlpeGossip
Vëllai i Ilda Bejlerit ka një kritikë serioze për motrën si dhe një përgjigjje për Muç Nanon

Vëllai i Ilda Bejlerit ka një kritikë serioze për motrën si dhe një përgjigjje për Muç Nanon

Pas mbremjës gala “Rikthimi i Dallëndysheve”, në Pallatin e Kongreseve, balerini i njohur edhe jashtë kufinjëve shqiptarë, Bledi Bejleri ka qenë i ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, për të folur rreth këtij projekti.

Vëllai i moderatores së njohur Ilda Bejlerit, e cila drejtoi këtë mbrëmje, ka folur gjithashtu edhe për marrëdhënien që me të motrën. Ai ka treguar edhe kritikën që i bën shpesh të motrës.

“Merri gjërat më seriozisht. Unë ia them gjithmonë këtë gjë”,-është shprehur Bledi.

Nga ana tjetër, pyetur për kritikat e Musta Nanos ndaj së motrës, Bledi me shumë qetësi është shprehur se si artist që është kritikat i kupton shumë mirë. Ai ka treguar se është një person në familjen e tyre që e kritikon shumë Ildën.

“Si artist që jam, kritikat i kuptoj shumë mirë. Ato të rritin gjithmonë. Në familjen tonë, mami është ajo që na kritikon më shumë, mua dhe Ildën”,-ka treguar Bledi.