RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatma dhe Aulona vinë me risinë e madhe (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatma dhe Aulona vinë me risinë e madhe (FOTO)

RIKTHEHET ”THUMB”/ Fatma dhe Aulona vinë me risinë e madhe (FOTO)

Nëse sezoni televiziv nis në shtator dhe programet duhet të fillojnë transmetimin shkurtimisht më pas, me të drejtë mund të pyesni ç’u bë me Thumb? Përgjatë vitit të kaluar, emisioni me në qendër showbizin nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu u transmetua në ABC News. Këtë vit, do ta shohim tjetërkund.

Përmes Instagramit, Aulona njofton se “Thumb” do të quhet tashmë “Thumbon,” do të transmetohet në Ora News dhe do të ketë minutazh më të zgjeruar.

“Ok pra, le ta themi zyrtarisht. Këtë sezon do të jemi së bashku çdo të dielë në darkë, ora 21:00 në RTV Ora. ‘Thumbon’ do të vijë me një minutazh më të zgjeruar, ku përveç Aulonës dhe Fatmës, pjesë e rëndësishme e emisionit do të jeni edhe ju, sepse do të jetë gjithçka live. Do të jemi live vërtet, jo gjasme. Ka aq shumë gjëra të reja, sa mezi po presim t’i zbuloni. Jemi super të lumtura për gjithë mbështetjen dhe besimin e RTV Ora,” shkruan Musta nën foton promovuese.

Ndërsa Fatma zgjodhi “më i madh, më i mirë, më i hidhur, më i ëmbël,” për të përshkruar versionin e ri të emisionit.