Kur sheh një profil të kuruar në Instagram, me veshje të bukura, restorante të shtrenjta, aksesorë firme e më the e të thashë, të krijohet ideja se e zonja e profilit është goxha e pasur. Në të kundërt, si përballon atë farë jete. Këtë ide, Dojna Mema, e mori dhe e ktheu në formën e një pyetjeje për Kiara Titon, që e ka kthyer Instagramin në një biznes.
“A je e pasur ti,” e pyet Dojna. “E pasur në shpirt,” i kthehet Kiara dhe vijon me, “pasuria nuk ka fund, por jam më mirë nga ç’kam qenë vitet e kaluara. Jam në gjendje më të mirë ekonomike.” Është Bricjap dhe e pranon dhe vetë që nuk kënaqet kurrë në aspektin material.
Në rregull, “fitohet më shumë nga Instagrami apo nga ekrani,” pyet sërish Dojna, dhe Kiara përgjigjet pa u menduar shumë. “Nga Instagrami. Flas për veten time, nuk e di. Mund të jetë një kombinim shumë i mirë i të dyjave se pa ekranin nuk mund të jesh e suksesshme në Instagram.”
Kështu që, kush ka ëndërr ekranin, ndoshta duhet të provojë dorën në YouTube e Instagram. Mund t’ju ecë më mirë andej.