”NUK TË KAM THËNË PO”/ E shoqja e vë në siklet Milaimin në mes të emisionit – AlpeGossip
”NUK TË KAM THËNË PO”/ E shoqja e vë në siklet Milaimin në mes të emisionit

”NUK TË KAM THËNË PO”/ E shoqja e vë në siklet Milaimin në mes të emisionit

Mbrëmjen e sotme ka nisur puntata e tretë e emisionit shumë të pëlqyer nga publiku ‘Shiko kush luan’ nën moderimin e Luana Vjollcës. Të ftuar në këtë puntatë janë: Milaim Zeka, Edlira Qefalia, Mariza Ikonomi, Endri dhe Stefi Prifti dhe Arbnora Ademaj.

Milaimi dhe e shoqja e tij, Edlira, janë vënë përballë njëri-tjetrit në rubrikën e pyetjeve ku të dy e kanë pyetur njëri-tjetrin për gjëra nga më të ndryshmet, që lidhen me historinë e tyre së bashku. ‘A je penduar ndonjëherë që më ke thënë Po? A je penduar shumë herë që më ke thënë po?’, ishte një ndër pyetjet që Milaimi i drejtoi të shoqes.

Mirëpo kjo e fundit na habiti të gjithëve dhe e vendosi të shoqin në siklet në mes të emisionit, duke u përgjigjur se në fakt ajo nuk i ka thënë kurrë po. Gjithsesi dashuria ka qenë aty dhe Edlira shtoi se ndonëse nuk i ka thënë ‘Po’ me fjalë, ja ka thënë me vepra dhe kjo vlen shumë më shumë