I DHA FUND LIDHJES ME MOZZIK-UN/ Kush është mashkulli misterioz krah Loredanës? – AlpeGossip
I DHA FUND LIDHJES ME MOZZIK-UN/ Kush është mashkulli misterioz krah Loredanës?

I DHA FUND LIDHJES ME MOZZIK-UN/ Kush është mashkulli misterioz krah Loredanës?

Mozzik dhe Loredana tashmë nuk janë më së bashku. Këtë e lajmëroi vetë artistja, e cila pushtoi portalet kur deklaroi ndarjen nga partneri. Dyshja janë edhe prindër të një vajze me emrin Hanna.

Me shumë hite në repertorin e tyre, bashkë apo ndaraz, ata kanë qenë shumë të preferuar për publikun. Së fundmi ka qenë Loredana e cila ka postuar një foto në instagram, nga ku duket vetë këngëtarja.

Por përpos kësaj, ajo shihet në krahët e një mashkulli misterioz, të cilit ka zgjedhur t’i mbulojë fytyrën. Nuk mund të dallohet qartë se cili është, por fansat e Loredanës kanë aluduar se personi në foto është Mozzik. Nuk dihet se ç’po ndodh me dyshen, por na mbetet të presim një konfirmim nga vetë ata.