U GJETËN TË VDEKUR BRENDA NË FRIGORIFER/ Ja historia e dhimbshme e tre fëmijëve të vegjël - AlpeGossip
U GJETËN TË VDEKUR BRENDA NË FRIGORIFER/ Ja historia e dhimbshme e tre fëmijëve të vegjël

U GJETËN TË VDEKUR BRENDA NË FRIGORIFER/ Ja historia e dhimbshme e tre fëmijëve të vegjël

Tre fëmijët janë gjetur të vdekur të bllokuar brenda një frigoriferi. Dy nga fëmijët janë identifikuar si motër e vëlla, 1-vjeçarja Kayleigh dhe 6 vjeçari Dalton.

Policia raportoi se fëmijët ishin duke luajtur jashtë një rezidence në 173rd Place në Suwannee, kur u futën brenda frigoriferit dhe mbetën të bllokuar.

Pas marrjes në pyetje të prindërve, policia zbuloi se frigoriferi sapo ishte marrë nga ata, por nuk ishte mbyllur dhe u la jashtë shtëpisë së tyre.

Autoritetet raportuan se për arsye ende të panjohura fëmijët u futën brenda pajisjes shtëpiake, ndërsa një e rritur që ishte me ta u fut brenda në shtëpi për të përdorur banjën.

Kur gruaja u kthye në oborr nuk i gjeti fëmijët dhe nisi të kërkonte në pronën e tyre dhe në shtëpitë përreth, së bashku me një familjare tjetër.

Dy gratë, identiteti i së cilave nuk bëhet i ditur, i gjetën fëmijët kur hapën frigoriferin.

Asnjëri prej tyre nuk merrte frymë. Ato menjëherë filluan ti bënin frymëmarrje artificiale dhe morën ambulancën.

Menjëherë fëmijët u dërguan në një spital lokal u shpallën të vdekur.

Policia raporton se nga hetimet paraprake mendohet se kur fëmijët u futën brenda frigoriferit kapaku u mbyll dhe ata nuk arritën dot ta hapnin më.

Fëmija i tretë nuk është identifikuar. Policia po vazhdon hetimet.