VAJZA E SURPRIZAVE! Fatma befason në mënyrën më të bukur Alfion në ditën e tij të lindjes (FOTO) – AlpeGossip
VAJZA E SURPRIZAVE! Fatma befason në mënyrën më të bukur Alfion në ditën e tij të lindjes (FOTO)

VAJZA E SURPRIZAVE! Fatma befason në mënyrën më të bukur Alfion në ditën e tij të lindjes (FOTO)

Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, ka mbushur 31 vite jetë dhe në ditën e tij speciale kush mund ta surprizonte më bukur se familja?

Fatma njihet si vajza e surprizave, e cila ka idetë më të veçanta për të befasuar të dashurit e saj.

Për partnerin e zemrës, moderatorja organizoi një surpizë të bukur për Alfion, që sigurisht e pozoi pamasë.

Shefi i kuzhinës ka pozuar krahas një posteri ku shkruhej “U deshën 31 vite për t’u dukur kaq mirë“, bashkëngjitur me një varg tollumbacesh.

“Familia te ngroh shpirtin dhe te surprizon gjithmone ❤️”- janë fjalët e Alfios krahas fotos së tij ku etiketon Fatmën, duke lënë të kuptohet se ajo ia ka përgatitur këtë surprizë.

Në janar të këtij viti, çifti u bekua me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Megjithëse ende s’e kemi parë portretin e tij, i vogli është kthyer në një ndër bebushat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.