PAZËLLI U PLOTËSUA! Ylli i bëri buzët e famshme të lexueshme dhe ja çfarë shkruhet tek to (FOTO) – AlpeGossip
PAZËLLI U PLOTËSUA! Ylli i bëri buzët e famshme të lexueshme dhe ja çfarë shkruhet tek to (FOTO)

PAZËLLI U PLOTËSUA! Ylli i bëri buzët e famshme të lexueshme dhe ja çfarë shkruhet tek to (FOTO)

Yll Limani kishte vendosur që të na lajmëronte për këngën e fundit nëpërmjet një loje shumë të lezetshme, duke u treguar paksa misterioz.

Por ne arritëm të bashkojmë në kohë pjesët e pazëllit dhe të kuptojmë se bëhet fjalë për projektin e ri.

Ishin buzët e kuqe që ai postoi në rrjetet sociale indicia jonë dhe më pas një seri statusesh në Twitter, që më së shumti na ngjasuan me një tekst kënge.

Dhe paskemi patur shumë të drejtë.

Këngëtari ka postuar së fundmi sërish buzët e kuqe të famshme, por këtë herë me nje detaji të ri, pasi në to fshihet edhe titulli i këngës.

“Buzët e kuqe” do titullohet projekti i ri dhe ky është i vetmi informacion që kemi për momentin, teksa në pikëpyetje është nëse do jetë solo apo bëhet fjalë për bashkëpunimin e përfolur me Lumi B.

Sidoqoftë mezi po presim lançimin e tij, pasi jemi shumë të sigurtë se do i shtohet hiteve të verës, sikundër ndodh me këngët e Yllit.

Projekti i fundit i artistit u lançua rreth një muaj më parë dhe titullohet “I kom kall” dhe siç ka titullin e ka kallur edhe rrjetin.