PËR PUSHIME ME KRENARIN/ Luana pranon që është e dashuruar – AlpeGossip
PËR PUSHIME ME KRENARIN/ Luana pranon që është e dashuruar

PËR PUSHIME ME KRENARIN/ Luana pranon që është e dashuruar

Moderatorja e njohur Luana Vjollca po i kalon ditët e para të vitit 2020 në Dubai, në shoqërinë e partnerit të saj Krenarit. Bashkë me ta janë dhe Marina me Getin. Nga ky udhëtim, nuk kanë munguar fotot e bukura, të cilat i kanë publikuar në profilet e tyre të Instagramit.

Së fundmi Luana ka publikuar një foto duke shëtitur me deve në shkretëtirë dhe shprehet se ndihet e dashuruar. “Në dashuri”, ka shkruar ajo. Përsa i përket Krenarit, moderatorja si gjithmonë kujdeset ta ruajë shumë hermetike jetën e saj private, duke mos publikuar foto me të por me siguri cifti po kalon ditë shumë të bukura në praninë e njëri-tjetrit.