Juristja shumë e njohur e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, është një prej të ftuarave në emisionin “Soiree” në Top Channel, ku ka surprizuar publikun teksa ka shfaqur talentin e saj në muzikë.
Në profilin e Instagram, Eni ka publikuar disa foto ku shfaqet në skenë duke kënduar për herë të parë publikisht, teksa ka përshkruar krahas postimit ndjesinë që merr nga muzika.
“Muzika është forma më e fortë e magjisë.Nuk e di nëse shumica e këngëve janë shkruar në momente të vështira por unë di që kur këndoj jam e gjitha e përfshirë.Jetoj çdo moment me një varg në mendje dhe me një muzike në buzë.”- shkruan ajo në fotot e publikuara.