“SA SHKONI…”/ Fansat urojnë Anxhela Peristerin dhe këngëtarin grek – AlpeGossip
“SA SHKONI…”/ Fansat urojnë Anxhela Peristerin dhe këngëtarin grek

“SA SHKONI…”/ Fansat urojnë Anxhela Peristerin dhe këngëtarin grek

Anxhela Peristeri ka qenë shumë aktive këtë verë duke sjellë plot këngë të reja, shumë të suksesshme që po dëgjohen kudo e nga ana tjetër ka tërhequr vëmendjen edhe me ndryshimin që bëri në pamje duke humbur peshë.

Në fotot e postuara në Instagram Anxhela shfaqet në super formë duke pozuar me rrobabanjo dhe shumë e lumtur me pamjen e saj të re.

Mirëpo dje vëmendjen e ka tërhequr një tjetër foto ku Anxhela shfaqet krah këngëtarit të njohur grek Giannis Ploutarxos.

“Sa shkoni!!!! ky eshte fantastik po aq sa dhe ti”, i shkruan një fanse Anxhelës ndërsa ajo ia kthen me emoji duke e falenderuar. 

Ndërsa një tjetër fanse e pyet Anxhelën nëse kënga e rradhës do jetë bashkëpunim me Giannis dhe këngëtarja e konfirmon.