Aulona Musta është një nga moderatoret me trupin më në formë dhe të palestruar. Prej vitesh ajo na ka treguar se palestra për të nga dita në ditë është bërë si shtëpia e saj e dytë. Ajo është shprehur se ka një dashuri shumë të madhe për stërvitjen.
Përveçse ka arritur të ketë një fizik të formuar dhe tepër seksi, Aulona po sigurohet që ta përcjellë motivimin dhe punën e saj edhe tek të tjerët. Shpesh e kemi parë që në profilin e saj në Instagram ajo ndan video e foto të ndryshme që udhëzojnë për një fizik të shëndetshë, ushtrime e dieta ushqimore. Madje së fundmi ajo ka realizuar një projekt “neformemeaulonen” ku trajonon gjithë ata që duan të jetojnë shëndetshëm.
“Deri me sot kam sjelle ne jete disa femije, nje biologjik, e shume te tjere profesional 😄 Ky eshte “femija im” me i ri, www.neformemeaulonen.com, nje projekt i krijuar me shume dashuri, dedikim, e pasion.
Eshte bukur kur gjerat lindin natyrshem, ashtu sic ishte krijimi i #neformemeaulonen ardhur si pasoje e gjithe kerkesave, besimit, nevojes tuaj per keshillat e sugjerimet e mia, ne lidhje me te jetuarit shendetshem, te ushqyerit shendetshem dhe te sterviturit rregullisht. Besimi qe keni krijuar tek mua me lumturon pa fund, e ne te njejten kohe me mbush me pergjegjesi. Studimet e mia per psikologji me kane ndihmuar shume te kuptoj se sa e rendesishme dhe se si baza e gjithckaje ne jete eshte mendja. Jo me kot nje nder shprehjet e mia te preferuara, moto e jetes time eshte: nje mendje e shendoshe, ne trup te shendoshe. Prandaj ne kete projekt qellimi nuk eshte thjesht te sterviteni, apo te ushqeheni mire, apo te dobesoheni, qellimi eshte te jeni me te lumtura me jeten tuaj. Dhe, edhe pse mund te duket si utop, nje ndryshim i vogel ne rutinen tuaj sic eshte te gjesh pak kohe per veten, nje stervitje 30-40 minuta, ushqim me i mire, i ben mire ne radhe te pare mendjes tuaj, e pastaj padyshim edhe trupit e shendetit. Prandaj mos ja mohoni vetes tuaj kaq gje! Sic e kam thene shpesh, po nuk u kujdese ti per veten tende, po nuk e respektove ti, kush do ta beje?
Tashme s’ka me justifikime, nese nuk ke mundesi te shkosh ne palester, stervitu ne shtepi. Kohen e zgjedh ti, ne cdo moment te dites qe ti ke mundesi, programin e ke aty, ne telefonin tend.
Por edhe nese shkon ne palester, do te dobesohesh, apo te shtosh masen muskulare, ama nuk di nga t’ja nisesh, e cfare te besh, kemi programin dy mujor per palester.
Shko tani tek linku ne bio dhe abonohu ❤️ Une do jem me ju ne cdo hap.
Faleminderit bashkepunetoreve te mi ne kete projekt ” shkruan Aulona në postin e saj për programin e ri. ALPEgossip.al