U HABITËM/ Është super milionere por babai i këngëtares së njohur punon si shofer – AlpeGossip
U HABITËM/ Është super milionere por babai i këngëtares së njohur punon si shofer

U HABITËM/ Është super milionere por babai i këngëtares së njohur punon si shofer

Këngëtarja e njohur e hitit “Someone like you”, Adele është konsideruar gjithmonë si një ndër divat e muzikës së huaj. Ajo ndonëse ka kohë që nuk ka nxjerr një këngë të re është një ndër këngëtaret më të talentuara, këngët e të cilës kanë miliona klikime në Youtube.

Mirëpo, së fundmi sipas ‘The Sun’, është zbuluar se ndonëse këngëtarja është shumë e pasur nuk e ndihmon babain e saj i cili sipas tyre është në vështirësi ekonomike. Mediat e huaja raportojnë se Adele dhe babai i saj, një ish i alkoolizuar nuk kanë marrëdhënie aspak të mira me njëri tjetrin.

55-vjeçari mësohet se punon si shofer transporti për pagën 60 euro, ndërkohë që e bija është renditur si një nga personazhet më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, ku thuhet se fiton 170 milionë euro në vit.

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja nuk do të ribashkohet me babain e saj dhe për këtë arsye nuk e ndihmon atë, pasi ai e ka lënë atë dhe nënën e saj kur Adele ka qenë shumë e vogël.

“Ai e di se ka bërë gabime, por do t’i pëlqente t’i rregullonte gjërat dhe të arrinte ta falnin. Nuk po kërkon paratë e saj apo diçka tjetër, do vetëm të jetë një gjysh normal dhe t’i blejë akullore nipit të tij, gjëra të këtij lloji. E ka zemrën e thyer. Nuk ka një jetë…”. ka treguar për ‘The Sun’ një mik i 55 vjeçarit.