FEST “ALLA SHQIPTARÇE” NË ITALI/ Rita Ora ngre club-in në këmbë me këngët e Elvanës dhe Capital T (VIDEO) – AlpeGossip
FEST “ALLA SHQIPTARÇE” NË ITALI/ Rita Ora ngre club-in në këmbë me këngët e Elvanës dhe Capital T (VIDEO)

FEST “ALLA SHQIPTARÇE” NË ITALI/ Rita Ora ngre club-in në këmbë me këngët e Elvanës dhe Capital T (VIDEO)

Kur mblidhen bashkë, shqiptarët e djegin fare!

Një festë e madhe alla shqiptarçe është mbajtur dje mbrëma në një prej club-eve më të njohur të Milanos, “Just Cavalli”.

Shkaku për t’u mbledhur të gjithë shqiptarët është bërë vetë këngëtarja Rita Ora, e cila prej dy ditësh ndodhet në Milano të Italisë, ku mbajti koncertin e saj.

Pas performancës së saj, Rita Ora ka festuar më të tjerë shqiptarë të pranishëm në club, mes të cilëve velina seksi Kejvina Kthella dhe ish-banori i Big Brother, Klodiani.

Ka qenë ky i fundit që ka dokumentuar çdo gjë nga festa, madje edhe momentin kur Rita kërcente nën ritmet e muzikës shqip.

Në disa prej videove të publikuara në Instastory, Rita shfaqet duke kërcyer dhe kënduar këngën e Elvana Gjatës, “Love me”, si dhe hitin e Capital T “Kujtime”.Mes këngëve dëgjohet edhe ajo e Gjikos me Skerdin  “Si Bugati”, duke e kthyer kështu atmosferën në club 100 për qind shqiptare.

Kjo vërtetoi edhe një herë atë që dinim: Rita Ora është krenare për origjinën e saj dhe këtë e tregon kudo që të jetë!