“U FUTA ME NJË MENDJEMADHËSI…”/ Bjordi zbulon çfarë e penalizoi në lojën e BB VIP2: Mosha bën të veten – AlpeGossip
“U FUTA ME NJË MENDJEMADHËSI…”/ Bjordi zbulon çfarë e penalizoi në lojën e BB VIP2: Mosha bën të veten

“U FUTA ME NJË MENDJEMADHËSI…”/ Bjordi zbulon çfarë e penalizoi në lojën e BB VIP2: Mosha bën të veten

Bjordi Mezini është banori që doli nga shtëpia e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e djeshme, si më pak i pëlqyeri nga publiku. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje. Në studio ai tha se gjëja që e penalizoi është energjia e vakët, për shkak të moshës.

“Mosha bën të veten dhe nuk e kam më atë energjinë. U futa realisht me shumë dëshirë, me dëshirën për të kontribuar në spektakël. Për të dhuruar një spektakël të bukur sepse është natyra ime. E shijova. Por mbase nuk ishte edicioni im. Ta riprovojmë te 3 siç thotë Luizi.

Aty brenda është 200 për qind ndryshe. Nuk e di as vetë pse. U çudita vetë. U futa me një mendjemadhësi, e pranoj, që më shtyu të mendoja se mund të ndikoja pozitivisht në këtë lojë me tension kaq të lartë.

Është diçka që nisi me shumë intensitet, që rrëshqiti herë pas here nga duart e të gjithëve, këtë e bën thjesht një edicion shumë të fortë dhe interesant. Kam qenë shumë i ngarkuar dhe nuk e kam më atë fuqinë që kam patur. Tea e rivlerësova, e pash ndryshe brenda. E pash lojtare të fortë dhe të matur. Të gjithë janë shumë ndryshe. Nuk e keni idenë sesi është aty brenda. Ka një tension të padukshëm që i shtyn njerëzit të luajnë”, tha regjisori i njohur.