PASI REAGOI ASHPËR PËR FJALËT NDAJ SHTATZËNISË/ Arturo jep lajmin e bukur dhe i bën dedikim Teresës – AlpeGossip
PASI REAGOI ASHPËR PËR FJALËT NDAJ SHTATZËNISË/ Arturo jep lajmin e bukur dhe i bën dedikim Teresës

PASI REAGOI ASHPËR PËR FJALËT NDAJ SHTATZËNISË/ Arturo jep lajmin e bukur dhe i bën dedikim Teresës

Aktorët Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer u bënë shumë të famshëm në Shqipëri falë telenovelave meksikane dhe sot janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku.

Së fundmi Angelique Boyer ose siç e njohim me emrin “Teresa” do t’i rikthehet ekranit me një projekt të ri dhe lajmin e bukur për fansat e ka dhënë parneri i saj, Sebastiani.

Ky i fundit i ka bërë një dedikim Teresës duke postuar një foto të tyre në Instagram e duke shkruar se e admiron.

“Të thonë ç’të duan, e bukura e dashurisë është të ndërtosh dhe të ndash gjërat me dikë dhe me vitet që kalojnë të shohësh çdo gjë që keni arritur së bashku. Të shohësh njëri-tjetrin në sy e t’i thuash se gjithmonë ishe, je dhe do të jesh ti. Urime dashuria ime për këtë projekt të ri që nis sot xhirimet. Gjithmonë do të të admiroj, duke të mbështetur e duke shijuar talentin tënd”, shkruan Sebastian Rulli.