Wendi Mancaku me zërin potent dhe interpretimin brilant LIVE rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe fitoi në natën finale çmimin “Best News Artist”.
Këngëtarja e re, nuk e ka për herë të parë daljen në skenë. Më një kërkim fare të vogël në internet ne zbuluam se talenti asaj i rrjedh në vena pasi ajo është vajza e kantautorit të njohur shqiptar Etmond Mancaku.
Ajo ka konkurruar që e vogël të “Gjeniu i vogël”, gjithashtu ka konkurruar edhe në Festivalin e fëmijëve në RTSH me këngën “Motrës sime” krijuar nga i ati i saj.
Wendi ka kënduar edhe krah babit të saj duke konkurruar në festivalin “Top Fest 9” në vitin 2012 me këngën “Përrallë pa mbret”.