NJËRA PASKA KAFSHUAR ARDITIN DHE TJETRA PASKA QARË/ Ish prezantueset e “Kënga Magjike” nxjerrin të palarat (FOTO) – AlpeGossip
NJËRA PASKA KAFSHUAR ARDITIN DHE TJETRA PASKA QARË/ Ish prezantueset e “Kënga Magjike” nxjerrin të palarat (FOTO)

NJËRA PASKA KAFSHUAR ARDITIN DHE TJETRA PASKA QARË/ Ish prezantueset e “Kënga Magjike” nxjerrin të palarat (FOTO)

Natën dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” nisi me një lidhje direkte nga shtëpia e Valbona Selimllari, e cila kishte mbledhur edhe ish-prezantueset e tjera të festivalit Elia Zaharia, Valbona Selimllari, Olta Gixhari si dhe Armina Mevlanin. Gjatë komunikimit me Ardit Gjebrenë, Valbona Selimllari theksoi se ishte shumë me fat që ishte prezantuesja e parë e “Këngës Magjike”, e cila u ngjit në skenë krahas Arditit në vitin 1999.

Ndërkohë që Elia Zaharia, tregoi se menjëherë pas dasmës kishin nisur me përgatitjet e festivalit dhe nuk kishte arritur të pushonte në asnjë moment.

Sakaq, Olta Gixhari në moment të fundit kishte dashur të tërhiqej nga prezantimi.

“Në momentin e fundit, mu mpinë dhëmbët dhe nuk flisja dot. Edhe për tu çliruar këtë gjë që më ndodhi, i futa Arditit një të kafshuar që mbeti shenjë shumë gjatë. Mbarove më the, dil tani! Kaq, pastaj shkëlqeva.” – tregoi Olta.

Ndërsa Armina Mevlani në natën e tretë të spektalit, kujtoi se kishte qarë përpara se të prezantonte.

“Natën e tretë qava..U drithërova mbeta shumë keq, se ishin të gjithë në sallë. Kisha frikë të bëja ndonjë gabim. Nuk e di fillova të qaja që të clirohesha.”- përfundoi Armina Mevlani.

Gjatë lidhjes live me 4 vajzat, Ardit Gjebrea ftoi vajzat t’i bashkohen në prezantim gjatë natës finale dhe sigurisht që ato nuk kishin si të jepnin një përgjigje negative.