NË PRAG SHËN VALENTINI/ Era Rusi flet për dashurinë: S’jam ajo grifsha në një lidhje – AlpeGossip
NË PRAG SHËN VALENTINI/ Era Rusi flet për dashurinë: S’jam ajo grifsha në një lidhje

NË PRAG SHËN VALENTINI/ Era Rusi flet për dashurinë: S’jam ajo grifsha në një lidhje

Era Rusi ka folur sot për jetën e saj private në studion e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”.

Era tha se kur bëhët fjalë për jetën private,  gjithnjë i ka kursyer deklaratat, e sipas saj, kjo e ka ndihmuar që publiku të krijojë një imazh tjetër për të.

Në bisedë e sipër, Bieta këmbënguli dhe vazhdoi ta ngacmonte, derisa Era pranoi se kur bëhet fjalë për dashurinë është shumë ëndërrimtare, ndaj edhe preferon të presë.

“Unë besoj tek ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe”, përfundoi ajo.